Shoferi tapë ‘merr në qafë’ shokët, ja si e ‘fluturon’ makinën nga banesa në mes të rrugës…përmbys! – My Blog
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / lajme / Shoferi tapë ‘merr në qafë’ shokët, ja si e ‘fluturon’ makinën nga banesa në mes të rrugës…përmbys!

Shoferi tapë ‘merr në qafë’ shokët, ja si e ‘fluturon’ makinën nga banesa në mes të rrugës…përmbys!

Tre të rinj mbetën të plagosur në një aksident të rëndë rrugor mbrëmë në Devoll, ku është mrekulli që ata kanë shpëtuar. Një automjet tip Benz më targë AA 107TL u përplas fuqishëm me një banesë, duke përfunduar më tej e përmbysur në mes të rrugës.
Angels Ago, 22 vjec, shoferi i automjetit humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë u përplas me banesën që ndodhet anë rrugës, përplasje që është filmuar nga kamera e sigurisë që kishin familjarët. Goditja është e fortë, makina përplaset më tej ngrihet lart duke u kthyer përmbys.

Ngjarja ndodhi në mbrëmje në orën 21:51 minuta. Shoferi dhe dy pasagjerët në makinë, E.D dhe K.M të dy 22 vjecarë , u dërguan fillimisht në spitalin e Korcës.

Por në orët e para të mëngjesit të sotëm njëri prej pasagjerëve E.D, është dërguar në Tiranë, pasi ka disa plagë në kokë. Të tre të rinjtë tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.

Sipas të dhënave të para nga policia e Korçës, drejtuesi i automjetit ka qenë i dehur, pasi të rinjtë po ktheheshin nga një festë. 22-vjeçari që po drejtonte makinën Angels Ago është arrestuar, i janë marrë kampione gjaku për të vërtetuar dyshimet se ka konsumuar alkool.

Në muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar mjaft aksidente, ndërsa shumë persona kanë humbur jetën dhe të tjerë kanë mbetur të lënduar.per me shume informata kliko mbi reklam shiko videon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *