Njohu kolegun e ri në punë, infermierja nuk mban lotët kur mëson kush është – My Blog
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / lajme / Njohu kolegun e ri në punë, infermierja nuk mban lotët kur mëson kush është

Njohu kolegun e ri në punë, infermierja nuk mban lotët kur mëson kush është

Vilma Wong është një infermiere në Spitalin e Fëmijëve të Lucile Packard në Meredith të Kalifornisë dhe si e tillë ajo është kujdesur për shumë fëmijë gjatë karrierës së saj.
Por në muajin shtator, asaj i ndodhi një ngjarje me të vërtetë interesante. Ajo u prezantua me një koleg të ri i cili kishte filluar të punonte aty si pediatër dhe po stërvitej për t’u bërë neurolog i fëmijëve.

Djali në fjalë quhej Brandon Seminatore dhe ishte 28 vjeç. Po kur Wong dëgjoi emrin e tij, kishte bindjen se e kishte takuar më parë atë.

Kur djali i tha se kishte lindur në këtë spital, bindjet e Wong u vërtetuan. Infermierja ishte kujdesur për Brandon, 28 vite më parë, kur ai kishte lindur para kohe, shkruan Usatoday.

Ajo e tregon historinë e takimit me djalin kështu:

Brandon ishte në ekipin tim dhe kujdesej për një nga pacientët e mi. E pyeta se kush ishte dhe emri i tij m’u duk shumë i njohur. Vazhdova ta pyes se nga ishte dhe ai më tha se ishte nga San Jose, dhe se kishte lindur në spitalin tonë. Më kujtohet se isha infermierja kryesore për një fëmijë me të njëjtin emër. Për të konfirmuar dyshimin tim, e pyeta nëse babai i tij ishte një oficer policie. Dhe kishte një heshtje të madhe. Pastaj më pyeti nëse isha Vilma. Unë i thashë po! ”
Pasi gërmuan nëpër disa foto të vjetra, ata arritën të gjenin një foto të Wong që mbanin Brandonin në prehër si të porsalindur. Pas takimit me të, Brandon u shpreh i lumtur:

Takimi me Vilmën ishte një përvojë surrealiste. Kur Vilma e njohu emrin tim, me të vërtetë u suprizova kur mendova se isha një nga këta foshnje. Tani jam duke u kujdesur për foshnjat me infermieren që u kujdes për mua.”
Historia së bashku me foton e tyre po bëhet menjëherë virale.per te shikuar videon shtip mbi reklam me posht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *