“Gjyshi shikon porno në sy të nipit”, vjehrra i nxjerr te palarat nuses dhe kërkon t’i marë fëmijën – My Blog
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / lajme / “Gjyshi shikon porno në sy të nipit”, vjehrra i nxjerr te palarat nuses dhe kërkon t’i marë fëmijën

“Gjyshi shikon porno në sy të nipit”, vjehrra i nxjerr te palarat nuses dhe kërkon t’i marë fëmijën

Historia e Eglantinës dhe ish-vjehrrës së saj, Natashës, u bë e njohur fillimisht falë pjesëmarrjes së tyre në seancën e ndërmjetësimit në emisionin “E diela shqiptare”.

Por me sa duket, problemi mes tyre nuk është zgjidhur ende dhe të dyja vijojnë të luftojnë për djalin që Eglantina ka sjellë në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin e saj, të birin e Natashës.

Sot ato janë paraqitur në emisionin “Me zemër të hapur”, ndërsa Natasha pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës.

Sipas Natashës, gjyshi i fëmijës së mitur shikon filma porno në praninë e vogëlushit.

Ajo ka thënë në emision:

Për tërë gushtin e kam marrë Argentinin. Ndërsa për tërë vitin e marr në total 12 orë. Nip im dhunohet nga gjyshi i tij. Ai ka treguar se gjyshi e rreh.
Ai tregon se ka frikë nga ai, dhe se e rreh nënën e tij, Eglantinën. Babai i Eglantinës rreh edhe gruan. Madje u nxjerr edhe thikën. Gjyshi sheh filma porno në sy të nipit.
Djali është i traumatizuar, nuk bëri një ditë plazh. Kërkuam urdhër-mbrojtjeje. Por prokuroria e rrëzoi kërkesën. Dua t’ju them se Argentini duket sikur është 20 vjeç nga ana e zhvillimit seksual”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *