Trajneri italian humb jetën në një aksident tragjik, plagoset portieri – My Blog
Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / lajme / Trajneri italian humb jetën në një aksident tragjik, plagoset portieri

Trajneri italian humb jetën në një aksident tragjik, plagoset portieri

Një aksident tragjik i mori jetën trajnerit të skuadrës italiane të Siracusa-s.

Davide Artale, 27 vjeç po udhëtonte së bashku me portierin e ekipit 20-vjeçarin Maurice Gomis në momentin e ngjarjes.

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe ka pësuar një plagosje të lehtë në qafë dhe kokë. Ai ka luajtur me akademinë e Torinos dhe është më i vogli i tre vëllezërve, gjithashtu portierë.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës disa kilometra larg qytetit të Siracusa-s. Ndërkohë stafi drejtues i skuadrës italiane ka shprehur ngushëllime familjes së Artale-s.

“Jam i habitur. Davide ishte me ne që prej Janarit dhe menjëherë bëri një punë të mirë. Mendimet e mia i shkojnë familjes së tij”, ka thënë presidenti i skuadrës./abcnews.al.per te shikuar videon shtip me posht mbi reklam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *